Isufi: KQZ-ja u ndikua nga LDK-ja për zgjedhjet në Istog

Prishtinë | 21 Dhj 2017 | 08:51 | Nga

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi, është shprehur i bindur se në procesin e rivotimit për kryetar të Istogut, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka rënë nën ndikimin e LDK-së.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Isufi ka thënë se gabimi teknik, i cili ka ndryshuar fituesin në këtë garë, është përmendur nga LDK-ja.

Sipas tij, qëndrimi politik i LDK-së për këtë çështje e ka shtyrë KQZ-në ta pranojë këtë gabim.

Ahmeti ka vlerësuar se gabimet teknike në proceset zgjedhore duhet të identifikohen nga institucionet kompetente e jo nga partitë politike.

Ai ka theksuar se do të vazhdojnë të ankohen në shkallë të tjera për zgjedhjet në Istog derisa ta zbardhin të vërtetën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme