Isufi përsërit qëndrimin e kryeministrit: Marrëveshja mund të kthehet në pikën zero

Prishtinë | 01 Mar 2018 | 10:36 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, tha se LDK së bashku me PDK-në kanë ndryshuar renditjen e marrëveshjes, raporton Ekonomia Online.

“Marrëveshja është ajo që është prezantuar nga kryeministri është ndryshuar nga LDK dhe PDK renditja. LDK ka ndryshuar pikën dhe renditjen, simbolikat kanë rëndësi.”

Ndërsa ai tha se ky ndryshim ka mundësi që ta kthej marrëveshjen në pikën zero.

Ai ka thënë se do të konsultohet me LDK-në dhe do të shohin se si do të veprojnë më tutje.

AAK ka reaguar dje duke u deklaruar se “teksti i marrëveshjes është ndryshuar në Komisioninin për Punë të Jashtme të Kuvendit, që kryesohet nga LDK-ja, duke e rrezikuar kështu gjithë atë që është arritur”.

Të ngjashme