Isufi: Specialja do të dështojë, sikur gjykatat tjera që tentuan ta njollosin luftën e UÇK-së

Prishtinë | 05 Nën 2020 | 14:07 | Nga Përparim Bublaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmeti Isufi, ka thënë se Gjykata Speciale do të dështojë, ashtu siç kanë dështuar gjykatat tjera që kanë synuar njollosjen e UÇK-së, raporton Ekonomia Online.

Isufi pas mbledhjes  së kryesisë së kësaj partie, para medieve ka thënë se nuk ka asnjë provë, apo argument që vërteton pretendimet e kësaj gjykate.

“Gjykata do të dështojë ashtu si gjykatat e tjera që kanë pasur qëllim njollosjen e luftë së UCK-së. Nuk duhet lejuar përçarje”, është shprehur ai.

Isufi ka thënë se vendi është në situatë të jashtëzakonshme pas ngjarjeve të dy ditëve të fundit.

I pyetur për mundësinë që edhe Daut Haradinaj të ftohet nga Specialja ka thënë se nuk kanë informacione për një gjë të tillë, por sipas tij, për AAK-në çdo ftesë  për këdo nga kjo gjykatë do të jetë e papranueshme.

Lexo më shumë:

Të ngjashme