Isufi: Të bëhen veprime që Serbia ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur

Prishtinë | 22 Nën 2018 | 11:40 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës, deputeti i AAK-së, Ahmet Isufi tha se taksa prej 1000% e favorizon Kosovën dhe është në dëm të Serbisë.

Isufi shtoi se duhet të bëhen veprime që Serbia ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur, Ekonomia Online.

“Qeverisë së Serbisë duhet t’iu kundërvihemi me politikat sikurse taksa 100%. Ky është vendim që e favorizon Kosovën, prodhuesit, konsumatorin dhe Kosovën. Duhet të bëhen veprime që Serbia të kuptojë që Kosova është shtet sovran i pavarur dhe funksionon si i tillë”, tha Isufi.

“Duhet të ndërpritet dialogu, me i kërku dëmshpërblimet, dhe reciprociteti që Kosova të tregojë vitalitetin dhe zhvillimin si shtet”, tha ai.

Lidhur me mosanëtarësimin e Kosovës në Interpol, Isufi tha se duhet të fokusohen në një politikë frytdhënëse.

“Për ngjarjen që ndodhi në Interpol që Kosova nuk arriti të bëhet anëtare, duhet të mbledhim mend dhe të fokusohemi në një politikë që është frytdhënëse duke u pozicionua pozitë e opozitë, njëjtë kur është interesi i Kosovës”, tha Isufi.

Zafir Berisha nga NISMA tha se dështimi në Interpol nuk është vetëm dështim i Pacollit, por i gjithë Kosovës, raporton EO.

“Dështimi i Kosovës në Interpol duhet të shikohet si dështim i të gjithëve, sepse ka dështuar e gjithë Kosova dhe jo vetëm Pacolli, ai është ministër i Punëve të Jashtme, por në përpjekjet dhe angazhimet e përbashkëta për t’u bërë Kosova pjesë e Interpolit ka një angazhim më të gjatë se që ai është në krye të ministrisë dhe duke e parë si të tillë tani duhet menduar se si do përballemi me Serbinë që është në një luftë të ashpër politike diplomatike me Kosovën”, tha Berisha.

Sipas Berishës, masat ndaj Serbisë duhet të ashpërsohen dhe të jenë  në shumë dimensione.

“Qeveria ka marrë masa që i mbështësim, por mendoj se masa ndaj Serbisë duhet të ashpëesohen dhe të jenë në shumë dimensione edhe për qëllimin që Serbia duhet të kuptojë njëherë e përgjithmonë që ka të bëjë me shtetin e Kosovës dhe jo provincën e saj”, tha ai.

Të ngjashme