Isufi: Zgjedhjet në pranverë, AAK e ka nisur fushatën

Prishtinë | 21 Dhj 2016 | 23:15 | Nga

Edhe faktori ndërkombëtar është i interesuar për një Qeveri stabile dhe përgjegjëse që i dërgon deri në fund obligimet.

Ahmet Isufi, nënkryetar i AAK-së, ka thënë se tubimi i kësaj partie, ka qenë prezantimi qeverisës i tyre duke shtuar se është paradoksale që në këtë vend mos me ndodh një ndryshim.

“Kjo qeveri duhet me ndërpre mandatin ngase është t’u i bë dëme Kosovës”, ka thënë Isufi.

Ai ka shtuar se në pranverë duhet me shkua në zgjedhje ngase situata nuk shkon më kështu, ndërsa ka shtuar se qytetaret nuk kanë me lënë më me qeverisë kështu dhe se kanë me dalë në protesta ngase nuk durohet ma kjo gjendje.

Sipas tij nëse e marrim shembullin buxhetin, ai është krejtësisht elektoral, dhe se krejt po e bëjnë për interesa të veta.

“Krejt e dinë se është bë keq Demarkacioni me Malin e Zi, por këta nuk po marrin vesh, ngase këta kane hyrë tashmë dhe nuk po munden me u kthye më”, ka shtuar Isufi.

Nënkryetari i AAK-së ka thënë se fajtore kryesore për mungesën e liberalizimit të vizave është Qeveria, ngase sipas tij, askush nuk ka të drejte me falë tokë.

Isufi ka shtuar se pazaret me Listën Serbe kanë bërë edhe bëjnë çdo gjë, vetëm për interesa të tyre.

Sipas tij, Demarkacioni është tashmë temë e mbyllur dhe se ky version nuk mundet me kalua në këtë forme.

Isufi këto komente i ka bërë në Rrokum Roll në Televizionin Rrokum.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme