Italia konfirmon mbështetjen për heqjen e vizave për kosovarët

Prishtinë | 10 Qer 2020 | 19:58 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Italisë në Prishtinë, Nicola Orlando gjatë një takimi me zëvendëskryeministrin, Driton Selmanaj, ka shprehur mbështetjen e vendit të tij në liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ai gjithashtu ka inkurajuar institucionet e Kosovës për forcimin e sundimit të ligjit, në mënyrë që të hiqen të gjitha hezitimet e mbetura.

“Takimi i sotëm me Zv. Kryeministrin, Driton Selmanaj ishte i frytshëm. Bashkë shqyrtuam përparësitë e qeverisë, përfshirë reformën në drejtësi dhe dialogun me Serbinë, të udhëhequr nga BE-ja. Duke konfirmuar mbështetjen e #Italisë në liberalizimin e vizave për #Kosovën, inkurajova forcimin e sundimit të ligjit, në mënyrë që të hiqen të gjitha hezitimet e mbetura”, ka shkruar Ormando në rrjetet sociale.

Të ngjashme