Italia mbështet Kosovën në rifillimin e dialogut me Serbinë

Prishtinë | 08 Qer 2020 | 15:19 | Nga Ekonomia Online

Pas takimit me kryeministrin Avdullah Hoti, ambasadorit italian Nicola Orlando, deklaroi se Italia mbështet Kosovën në rrugës drejt luftimit të pandemisë dhe rifillimit të dialogut me Serbinë, shkruan EO.

Ambasadori Orlando uroj kryeministrin Hoti për detyrën, derisa shkruan ai se bëri thirrje për veprim gjithëpërfshirës dhe transparent të Qeverisë.

“Sot pata një takim produktiv me Kryeministrin Avdullah Hoti. U theksua nevoja për vazhdimin e rrugës së reformave dhe luftimin e korrupsionit. U rikonfirmua mbështetja e #Italisë në luftimin e #Covid dhe rifillimin e shpejtë të dialogut me Serbinë të lehtësuar nga BE-ja. E përgëzova atë dhe bëra thirrje për veprim gjithëpërfshirës dhe transparent të Qeverisë”, ka shkruar ai.

Të ngjashme