Italia mbështetë Kosovën në sistemin e drejtësisë

Prishtinë | 19 Tet 2017 | 15:16 | Nga

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, të cilin e njoftoi me prioritetet dhe punën e Ministrisë së Drejtësisë, veçanërisht me hartimin e politikave të cilat janë në dobi të avancimit të sistemit të drejtësisë.

Gjatë këtij takimi, ministri Tahiri vlerësoi lart marrëdhëniet e Kosovës dhe Italisë, në të njëjtën kohë u shpreh i përkushtuar që këto marrëdhënie të thellohen edhe më tutje veçmas në fusha të veçanta siç është ajo e drejtësisë.

Ambasadori Sardi falënderoi Tahirin për përkushtimin e tij dhe vlerësoi lart progresin e arritur në vend, sidomos hapat e ndërmarr në për të fuqizuar sundimin e ligjit në Kosovë. Duke vlerësuar lart prioritetet e ministrit Tahiri, Sardi shprehu gatishmërinë e shtetit italian për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

Të ngjashme