Ivanoviq i reagon Thaçit: Ju nuk vendosni për dialogun

Prishtinë | 20 Kor 2017 | 18:16 | Nga

Pas deklaratave të presidentit të vendit, Hashim Thaçi se dialogu Kosovë-Serbi do të sjellë një marrëveshje historike, ka reaguar Oliver Ivanoviq, lider i SDP-së.

“Kosova është shtet i pavarur deri në atë masë sa pajtohet Serbia me të, për këtë ata janë të vetëdijshëm saherë kërkojnë pranim në organizatat ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Ivanoviq ka thënë se deklaratat e Thaçit në lidhje me marrëveshjen historike janë fraza të bukura por këto do të kuptohen në fund të dialogut, transmeton lajmi.net.

“Ai flet për diçka që është pjesërisht e vërtetë por unë mendoj se dialogu është vetëm mundësi për të zgjidhur disa probleme. Megjithatë ka ende shumë tema që do të diskutohen dhe unë mendoj se Prishtina nuk kërkon çfarëdo në tryezë”.

Ivanoviq beson se Thaçi mbetet në krye të dialogut Kosovë- Serbisë, dhe nuk bënë të kërkohet dialog mes kryeministrave pasi do duhet të bisedohet me Ramush Haradinajn.

Ndërsa sa i përket Ushtrisë së Kosovës dhe Asociacionit të Komunave Serbe, ai ka thënë se çelësi është në duart e serbëve.

“NATO dhe SHBA-të kanë bërë të ditur se krijimi i ushtrisë mund të ndodhë vetëm në bazë të procedurave kushtetuese, serbët e kanë çelësin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme