Izetbegoviq: E vetmja lidhje mes Kosovës dhe Republika Srpskas është i njëjti gjenocid që e kreu Millosheviqi atje dhe në Bosnjë

Prishtinë | 10 Nën 2021 | 10:29 | Nga Ekonomia Online

Bakir Izetbegoviq, kreu i Partisë së Veprimit Demokratik (SDA) dhe nënkryetar i Dhomës së Popullit të Asamblesë Parlamentare të Bosnjë e Hercegovinës, i pyetur pse Sarajeva nuk dëshiron t’i bashkohet nismës Ballkani i Hapur, tha se ai personalisht nuk ka asgjë kundër kësaj nisme.

Izetbegoviq tha për Tanjug se e vetmja lidhje mes Kosovës dhe Republika Srpskas është “pothuajse i njëjti gjenocid që kreu Millosheviqi” në Kosovë dhe Bosnjë.

Ai gjithashtu pohoi se serbët në BeH nuk janë trajtuar njësoj si shqiptarët.

Izetbegoviq mohoi pretendimet e anëtarit serb të Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodik – të cilin e konsideron shkaktar të krizës aktuale politike dhe institucionale në vend – se bashkësia ndërkombëtare është në anën e boshnjakëve.

Për vizitën e të dërguarit special të SHBA-së, Gabriel Escobar në Bosnjë, Izetbegoviq tha se pajtohet se takimi më i rëndësishëm i tij ka qenë me Dodikun, sepse Dodiku është ai që po shkakton probleme.

Të ngjashme