Ja cila komunë ka më së shumti votues në Kosovë

Prishtinë | 10 Qer 2017 | 11:04 | Nga

Më shumë se 1.7 milion qytetarë me të drejtë vote do të vendosin për përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës. Megjithatë sa i përket vend votimeve për ditën e diel qytetarët do të votojnë gjithsej në 38 zona komunale.

Lidhur me këtë, Indeksonline sjellë disa statistika të përgjithshme rreth gjendjes së qendrave të votimit për secilën komunë të Republikës së Kosovës.

Duke filluar me kryeqytetin, siç është Prishtina mësojmë se është vendi me më shumti votues ku janë 172 mijë e 143 qytetarë të cilët do të votojnë, ndërsa Qendra të votimit janë 56, si dhe vendvotime 218.

Pastaj, pas kryeqytetit është Prizreni ku ka 156 mijë e 427 votues në 67 qendra të votimit në gjithsej 208 votime.

Më tej, vendi i tretë me më së shumti votues në Kosovë, vjen qyteti i Gjakovës që ka gjithsej 107 mijë e 425 votues, në 28 Qendra të votimit që do të votojnë në 134 vendvotime.

Pas Gjakovës, vjen qyteti i Gjilanit i cili ka gjithsejt 94 mijë e 268 votues që do të votojnë në 33 Qendra të votimit me 125 vendvotime.

Kurse, qyteti i Podujevës sipas këtyre statistikave të KQZ-së ka një numër votues prej 80 mijë e 676 të cilët do të votojnë në 43 Qendra votimi me 109 vendvotime.

Në vazhdim qyteti me radhë sipas statistikave nga Komisioni Zgjedhor i Zgjedhjeve është Mitrovica e Jugut ku ka gjithsejt 72 mijë e 560 votues të cilët do të votojnë në 28 Qendra të votimit me 97 vendvotime.

Në anën tjetër, ajo e Veriut përmban statik me votuesit prej shifrës me 27 mijë e 915 votues që votojnë në 7 qendra të votimit me gjithsej 33 vendvotime.

Në fund, është komuna e Pejës e cila është më e vogla në krahasim me komunat në vijim, kjo ka gjithsej 10 mijë e 378 ku do të votojnë në 23 Qendra të votimit me gjithsej 25 vendvotimet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme