BE-ja kërkon të shmangen ndërhyrjet politike në “Rastin Thaçi”, EULEX-i nuk deklarohet fare

Prishtinë | 18 Tet 2016 | 08:56 | Nga

Zyra e Bashkimit Evropian ka konfirmuar se është duke përcjellë nga afër procesin gjyqësor rreth rastit të drejtorit të Policisë së Kosovës për Mitrovicë, Nehat Thaçi, i cili po mbahet në paraburgim në Serbi.

Por ata nuk kanë treguar se çfarë veprimesh kanë ndërmarrë dhe nëse u është kërkuar të ndikojnë tek autoritetet serbe për ta sjellë Thaçin në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.

Autoriteti i vetëm në Kosovë që ka bashkëpunim në vija zyrtare me institucionet e Serbisë është misioni i EULEX-it. Por zyrtarë të këtij misioni nuk kanë komentuar fare në lidhje me rastin.

Kurse ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se institucionet e Kosovës janë angazhuar politikisht e diplomatikisht për lirimin e Thaçit.

Për Bashkimin Evropian, arrestimi i Nehat Thaçit thekson domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit mes Kosovës e Serbisë në komponentin e drejtësisë. Por kanë refuzuar të tregojnë për veprimet që ata kanë ndërmarrë për llogari të institucioneve të Kosovës, në rastin e arrestimit të drejtorit të policisë nga Mitrovica.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme