Ja kur intervistohet Zafir Berisha nga Gjykata Speciale

Prishtinë | 13 Dhj 2019 | 10:42 | Nga Ekonomia Online

Ish-komandanti i UÇK-së , Zafir Berisha ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.

Ai, pritet të intervistohet me 21 janar të vitit 2020.

Berisha e ka konfirmuar këtë datë të intervistimit në Hagë.

“Me 21 janar do të paraqitem në Hagë”, konfirmon Berisha, për “PrizrenPress” .

Zafir Berisha, në cilësinë e deputetit, ka qenë kundër formimit të Gjykatës Speciale.
Ai vazhdimisht ka akuzuar presidentin aktual të Kosovës, Hashim Thaçin dhe deputët të cilët në atë kohë votuan themelimin e kësaj gjykate

Sipas tij, lufta e UÇK-së ka qenë e pastër si loti.

“Tendenca për ta krahasuar luftën çlirimtare të UÇK-së me luftën gjenocidale të Serbisë nga kjo gjykatë e cila është produkt i një “raporti” me të dhëna nga Serbia dhe mbetjet e tyre në Kosovë, është ofendim për mira qytetarë të vrarë nga aparati shtetëror i Serbisë”, shprehet ai, raporton /PrizrenPress.com/

Të ngjashme