BE-ja padrejtësisht po mban kosovarët e izoluar

Prishtinë | 28 Tet 2016 | 13:12 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian ka diskutuar për proceset integruese të Kosovës. Në takimin e këtij këshilli i theksua se Bashkimi Evropian (BE) padrejtësisht po mbanë kosovarët e izoluar dhe se pengesat që po ndodhin në procesin e liberalizimit të vizave janë politike.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, theksoi se procesi i integrimit është i vështirë, por u shpreh se janë të vendosur të arrijnë qëllimin “të trajtohemi si popujt tjerë të BE-së, pasi që shtetet anëtare nuk kanë asnjë argument t’i mbajnë të izoluar qytetarët e Kosovës. Ky izolim në vend që të merr fund, po bëhet edhe me i vështirë.

“E konsideroj jo të drejtë këtë qasje të BE-së ndaj Kosovës sa i përket liberalizimit të vizave. Pengesa që po ndodhin në këtë proces janë politike. Inkurajoj institucionet e vendit dhe partitë e vendit që ta tejkalojnë këtë proces”, ka deklaruar Thaçi.

Ai tha se është e padrejtë që procesi i liberalizimit të vizave të kushtëzohet me ratifikimin e marrëveshjes me Malin e ZI.

Kryeparlamentari, Kadri Veseli, foli për procesin e liberalizimit të vizave dhe ka drejtuar kritika ndaj BE-së, e cila sipas tij, padrejtësisht po mbanë 1.7 milion kosovarë të izoluar.

Ai tha se diskriminimi i BE-së për izolimin e kosovarëve ka ardhur si pasojë e përçarjes së klasës politike, sepse siç tha ai “po të ishim ne të bashkuar ata do të na trajtonin më mirë”.

Kryeministri Isa Mustafa, ka thënë se Marrëveshja e Stabilizim Asoocimit (MSA) do të ishte më e plotë me liberalizimin e vizave.

“MSA do të jetë më kuptimplote kur liberalizohen vizat dhe qytetarët e bizneset tona do të jenë të barabartë”. “Kosova sigurisht ka pasur kriteret më të mëdha dhe të gjitha këto kritere jemi munduar t’i plotësojmë, prandaj edhe kemi marrë rekomandimet për liberalizimin e vizave duke shtuar edhe dy kriteret atë për Demarkacionit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

Mustafa ka thënë edhe se BE-ja ndaj Kosovës ka përdorur standarde të dyfishta, që janë shfrytëzuar nga opozita.

Ndërsa Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj, ka vlerësuar se momentalisht jemi populli më i izoluar.

“Ne kemi ngecje serioze dhe jemi populli më i izoluar dhe jetojmë si një ishull”, ka deklaruar Hoxhaj.

Megjithatë sipas tij, Kosova ka arritur ta plotësojë raportin e progresit, raport ky prej të cilit ashtu si Hoxhaj ka thënë, na ndajnë vetëm edhe pak ditë nga ai.

“Hyrja në fuqi e stabilizimit është hap i parë për në Bashkim Evropian. Neve na ndajnë edhe shumë pak ditë është raporti i procesit deri më sot kemi arritur që te plotësojmë raportin e progresit”, ka shtuar ministri.

Të ngjashme