Ja si do të duket fletëvotimi për zgjedhjet e 11 qershorit

Prishtinë | 29 Maj 2017 | 14:49 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) në një konferencë për media ka prezantuar fletëvotimin për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit, raporton EkonomiaOnline.

Javën e kaluar KQZ, kishe hedhur edhe shortitn e renditjes së partive në fletëvotim. Koalicioni PDK-AAK-NISMA do të ketë numrin 12, ndërkaq koalicioni LDK-AKR-Alternativa numrin rendor 16.

Lëvizja Vetëvendosje do të ketë numrin 35 në fletëvotim në zgjedhjet e 11 qershorit. Partia Fjala në fletëvotim ka numrin 29, ndërsa Lista serbe ka numrin 22 në fletëvotimin për zgjedhjet e parakohshme.

Përndryshe janë 26 subjekte politike që garojnë për zgjedhjet e 11 qershorit.

KQZ ka pranuar rret 15 mijë aplikacione

Enis Halimi kryeshefi i sekretariatit të KQZ-së ka thënë se janë pranuar 14 956 aplikacione.

Sipas tij, 18 komuna kanë sjell nominimet e tyre për këshillat e vendvotimit. Ai ka thënë që nuk ka asnjë aplikacion që është pranuar jashtë rregullativës përkatëse.

Sa i përket listave, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se “ne e kemi një listë se cilët janë shqiptarë dhe e kanë pranuar që kanë hyrë në listë vetëm për t’i marr votat dhe pastaj t’ua lëshojnë vendin dikujt të etnocitetit tjetër”.

Ajo tha se PZAP-i e ka anuluar vendimin e KQZ-së për certifikimin e kandidatëve, ku tha se duhet të merret një vendim tjetër.

Miradie Mavriqi nga ZRPP-ja shpjegoi rreth aplikacioneve që kanë ardhur deri më 26 maj dhe janë procesuar kërkesat e 23 vëzhguesve ndërkombëtarë.

 

Të ngjashme