BE-ja do zgjedhje me rezultat të pranueshëm nga të gjithë

Prishtinë | 18 Maj 2017 | 09:37 | Nga

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, shefe e së cilës është, Nataliya Apostolova, kërkon që procesi elektoral për zgjedhjet e parakohshme nacionale të 11 qershorit të jetë i drejtë dhe në përputhje me standardet evropiane.

“Sa i përket vetë procesit zgjedhor, Kosova duhet të demonstrojë aftësinë për të organizuar zgjedhje të drejta dhe të lira, në përputhje me standardet evropiane,” i kanë thënë arbresh.info zyrtarë të kësaj zyreje.

Për më tepër thonë se të gjitha këto duhet të arrijnë “një rezultat të pranueshëm për të gjithë.”

Ata nuk kanë komentuar aderimet e shoqërisë civile në parti politike, që së fundi janë shtuar kandidatët që do të jenë pjesë e listave për deputetë që vijnë nga radhët e shoqërisë civile.

“Gjithkush ka të drejtë të përfshihet në jetën publike sipas preferencave të tyre.”

Deri më tani janë dhjetëra aktivist të shoqërisë civile që ju kanë bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila tashmë ka hyrë në koalicion parazgjedhor me Aleancën Kosova e Re.

Aderime ka patur edhe në koalicionin e Partisë Demokratike të Kosovës, por publikisht nuk është parë ndonjë aderim i pjesëtarëve të shoqërisë civile në Lëvizjen Vetëvendosje.

Të ngjashme