Jablanoviq: Protesta kundër taksës për të hequr vëmendjen nga rasti Ivanoviq

Prishtinë | 03 Dhj 2018 | 11:20 | Nga Ekonomia Online

Partia e Serbëve të Kosovës, e cila udhëhiqet nga Aleksandër Jablanoviqi, e ka kundërshtuar veprimin e fundit të Listës Serbe, e cila është ngujuar në Kuvendit e Kosovës duke kundërshtuar taksën 100% ndaj mallrave nga Serbia.

Në një deklaratë zyrtare të Partsë së Serbëve të Kosovës thuhet se kërkesa e Listës Serbe për largimin e taksës 100% për produktet serbe, është duke u bërë vetëm për të larguar vëmendjen e publikut nga arrestimi i të dyshuarve për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Kjo parti e dënon fuqishëm veprimin e Listës Serbe përderisa e cilësoi si fushatë reklamuese të kësaj partie dhe mentorëve të saj në Prishtinë e Beograd.

“Ne kërkojmë nga Lista Serbe, që mos të fshihen pas popullit serb dhe të mos i detyrojnë njerëzit për organizim të protestave, por të detyrojnë partnerin e koalicionit, Haradinajn, të tërheqë vendimin për futjes në fuqi të taksës 100%”.

Partia e Jabllanovic gjithashtu ka kërkuar nga deputetët e Listës Serbe të respektojnë vendimet e tyre dhe të largohen nga institucionet e Kosovës.“Le të tregojnë të paktën vendoshmëri në veprimtarinë e tyre politike, për të rimarrë të paktën pak dinjitet për hir të funksionimit kaq të gjatë”.

Lista Serbe është ngujuar në hapësirat e Kuvendit të Kosovës duke kundërshtuar taksën prej 100%, dhe kanë paralajmëruar se do të qëndrojnë aty deri sa të takohen me komisionerin evropian Johannes Hahn. Ky i fundit nuk ka dhënë ndonjë përgjigje lidhur me kërkesën për takim.

Të ngjashme