Jackson: Kosova e meriton ta ketë ushtrinë e saj

Prishtinë | 20 Sht 2016 | 12:06 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, Mike Jackson i cili po qëndron në Prishtinë ka deklaruar se nuk do të zgjasë gjithmonë situata jo e mirë sa i përket shndërrimit të FSK-së në ushtri.

Ai pas takimit që ka zhvilluar me kryetarin  Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është shprehur se nuk e di se kur do të ndodh kjo gjë, por është shprehur se Kosova e meriton të ketë ushtrinë e saj.

“Nuk do të zgjasë gjithmonë kjo situatë sa i përket shndërrimit të ushtrisë mirëpo nuk e di mund të them me saktësi se kur do të ndryshoj kjo gjë. Unë do të dëshiroja shumë qe shumë shpejt Kosova të kishte ushtri. Mirëpo kjo padyshim që është një objektiv që Kosova duhet të arrij”, ka thënë Jackson

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli shprehu kënaqësinë e tij që pret në takim një personalitet si gjenerali Mike Jackson. Duke e quajtur ish-ushtarakun e lartë të NATO-s gjenerali i lirisë së Kosovës, kryetari i Kuvendit tha se Jackson ka barë një punë të jashtëzakonshme në momentet më të rënda të lirisë së Kosovës dhe kalimit të tranzicionit me sa më pak pasoja, për të cilat Kosova i është mirënjohëse.

“Sot, 17 vite më pas, ne kemi shtetin tonë, me një demokraci funksionale. Kosova shumë shpejt do ta ketë ushtrinë e vet, proces ky i cili do të ndodhë në bashkëpunim me partnerët tanë perëndimorë, SHBA-në dhe NATO-n në përgjithësi. Synim yni është që shumë shpejt të lëvizim drejt anëtarësimit në NATO, ashtu siç është synim i yni edhe integrimi në Bashkimin Evropian”, theksoi kryetari i Kuvendit. 

unnamed unnamed (1)

Të ngjashme