Jahjaga pas burgimit të përjetshëm të Mladiq: Kësi dënime duhet të presin edhe kriminelët e luftës në Kosovë

Prishtinë | 08 Qer 2021 | 18:41 | Nga Ekonomia Online

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e ka përshëndetur vendimin e gjykatës për burgim të përjetshëm të Ratko Mlladiq. Ajo ka thënë se këso dënime duhet të presin edhe kriminelët e luftës së Kosovës.

Teksa shton se nuk mund të ketë paqe e pajtim pa vënien e drejtësisë për mijëra viktima të luftës në Kosovë.

Reagimi i saj i plotë:

Drejtësia vonon, por gjithmonë ngadhënjen! Ratko Mlladiq është dënuar me burgim të përjetshëm. Kësi dënime duhet të presin edhe kriminelët e luftës në Kosovë. Nuk mund të ketë paqe e pajtim pa vënien e drejtësisë për mijëra viktima të luftës në Kosovë!

Dhoma e Apelit e Gjykatës Penale Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara e ka dënuar me burgim të përjetshëm kriminelin serb, Ratko Mlladiq, duke konfirmuar vendimi i shkallës së parë.

Kryetarja e trupit gjykues, Prisca Matimba Nyambe deklaroi konstatimin e Dhomës së Apelit se Mlladiq nuk ka mundur ta hedhë poshtë përfshirjen e tij në krimet makabre.

Të ngjashme