Jahjaga shpalos agjendën për shënimin e 20-vjetorit të çlirimit, fton qytetarët të marrin pjesë

Prishtinë | 10 Qer 2019 | 13:31 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-presidentja Atifete Jahjaga, ka mbajtur konferencë për media në emër të Këshillit Organizativ për Shënimin e 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Jahjaga ka konfirmuar se Ish- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton dhe Ish- Sekretarja e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright do t’i bashkëngjitet popullit të Kosovës në shënimin e 20-vjetorit të lirisë.

Të dy do të mbajnë fjalim në Tubimin Qendror për shënimin e kësaj dite.

“Shënimi i 20 vjetorit është iniciativë e 4 presidentëve të Kosovës, Hashim Thaçi, Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli dhe e imja. Iniciativa është përkrahur nga Qeveria që me 26 mars ka krijuar këshillin organizativ të Shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë”, tha Jahjaga.

“Për të shënuar përvjetorin kemi ftuar miqtë dhe aleatë tanë që ndajmë vlerat e paqes, lirisë dhe demokracisë tashmë është bërë e ditur se të pranishëm do të jetë Bill Clinton, Medline Albright dhe shumë personalitet tjera të rëndësishme dhe miq të mëdhenj të Kosovës”, tha ajo.

Jahjaga njoftoi për agjendën e të mërkurës, raporton EO. Jahjaga ka ftuar qytetarët që të bëhen pjesë e këtij organizimi, duke shpalosur edhe agjendën për atë ditë.

“Në ora 11 në sheshin ‘Skënderbeu’ do të bëhet organizimi ku do të flasin edhe Clinton dhe Albright”.

“Ftojmë të jenë të pranishëm edhe qytetarët e Kosovës që të festojmë bashkë, nga ora 14:00 do jetë ecja për liri që fillon nga sheshi Skënderbeu deri të sheshi Albright ku do bëhet përurimi dhe më pas vizitohet shtatorja e Bill Clinton”.

“Në përmbyllje të aktivitetit në ora 17:00 do mbahet konferenca ndërkombëtare e sigurisë ’20 vite liri për paqe të qëndrueshme’”.

Ajo tha se edhe liderët e Shqipërisë kanë marrë të njëjtën ftesë që priten t’i bashkohem eventit.

“Lista e gjithë të fytyrave është bërë nga ana e Këshillit Organizativ dhe në bazë të konfirmimit që kemi pas deri më tani janë ftuar vendimmarrësit e vitit 99 dhe të tanishëm, për gjitha vendet e rajonit”.

“Eventi është për gjithë qytetarët kosovarë pa marrë parasysh përkatësinë etnike, është momenti i duhur të tregojmë falënderimin tonë për prezencën e NATO-s si forcë që ka sjellë paqen dhe ka garantuar paqen në pjesën jug-lindore”, shtoi Jahjaga

Të ngjashme