Jahjaga takoi ambasadoren Barishiq, flasin për bashkëpunimin Kosovë-Kroaci

Prishtinë | 25 Tet 2019 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

Ish-presidentja Atifete Jahjaga ka pritur sot në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq, me të cilën ka biseduar për mënyrat e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

“Kisha nderin që sot të mirëpres në takim mirëseardhës ambasadoren kroate znj. Danijela Barishiq, me ç’rast i urova ambasadores mision të suksesshëm e të mbarë në Kosovë. Gjatë takimit biseduam për mënyra bashkëpunimi mes dy shteteve në të mirë të qytetarëve”, ka shkruar Jahjaga në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme