“Janë dy opsione të propozuara për zgjidhjen Kosovë-Serbi; korrigjim kufiri ose Ahtisaari Plus”

Prishtinë | 06 Mar 2020 | 19:09 | Nga Ekonomia Online

Gazetari i Deutsche Welle, Bahri Cani, ka thënë se nga informacionet që qarkullojnë takimi i fundit i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me atë të Serbisë, Aleksandër Vuçiq nuk ka kaluar pa pasur propozime që mund të çojnë te zgjidhja finale.

“Ka dy propozime: korrigjim i lehtë kufiri dhe propozimi i dytë është një Ahtisaari Plus – autonomi për minoritetin serb në Kosovë”, ka thënë Cani.

Në Klan Kosova, Cani ka thënë se SHBA dhe BE nuk do të përçahen për çështjen e Kosovës.

“Gabimi më i madh i faktorit është loja rreth raporteve me SHBA dhe BE. Kemi të bëjmë me dy superfuqi botërore që nuk u intereson se ku është Kosova, Shqipëria, apo Ballkani. Nuk do të ketë përçarje mes tyre rreth çështjes së Kosovës”.

“BE nuk është duke u marrë fare me këtë punë[çështjen Kosovë-Serbi]. Në këtë fazë Evropa dhe Gjermania kanë probleme të tjera si ai me refugjatët dhe e kanë problemin me Coronavirusin. Ajo çfarë mua më pengon është mos akordimi mes forcave politike në Kosovë. Është gabim i madh që Parlamenti nuk i ka lejuar Thaçit që menjëherë të paraqes rezultate e takimeve në SHBA që të mos spekulohet se çfarë u tha e çfarë jo”.

“Është tepër gabim mungesa e unitetit te faktori shqiptar. Kosova nuk këtë moment nuk luan rol të rëndësishëm në fushatën elektorale në SHBA. Ka një përshtypje të Trump është duke u angazhuar edhe në fushatën e jashtme. Ka një nguti mes faktorëve politikë të brendshëm që po e sulmojnë njëri-tjetrin. Është një moment që duhet shfrytëzuar që të arrihet një marrëveshje me Serbinë”.

Të ngjashme