Japonia i dhuron Kosovës 800 mijë euro për luftimin e pandemisë

Prishtinë | 21 Sht 2020 | 11:22 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Japonia i ka dhuruar Kosovë 800 mijë euro për luftimin e pandemisë, raporton Ekonomia Online.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ambasadori japonez, Mizutani Akira, kanë nënshkruar marrëveshjen për këtë donacion.

Ministrja Haradinaj-Stublla, falënderoi Japoninë për këtë ndihmë.

“Sapo nënshkruam marrëveshjen më anë të secilës Japonia dhuron donacion në vlerë prej 800 mijë euro që do të luftoj luftën tonë kundër pandemisë COVID-19”.

“Kjo s’është hera e parë që Japonia ndihmon Kosovën. Në emër të Qeveris dhe popullit të Kosovës falënderoj popullin e qeverinë Japoneze për këtë donacion”.

Ambasadori Mizutani Akira, tha se Japonia gjithmonë do ta mbështet Kosovën, raporton EO.

“Japonia vazhdimisht ka mbështetur zhvillimin e Kosovës dhe në aspektin e luftimit të pandemisë. Përmes UNICEF-it po ndihmojmë më maska e barna kundër kësaj pandemie”.

“Sot shkëmbimi i këtyre notave është për garantin në shëndetësi. Këtë janë Japonia ka hapur ambasadën këtu në Prishtinë. Unë vetë do ta vizitoj Kosovën më shpesh dhe të forcojmë bashkëpunimin se bashku”.

Të ngjashme