Japonia jep donacion 2.2 milionë euro për menaxhimin e mbeturinave

Prishtinë | 21 Shk 2019 | 12:25 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kosova do të përfitojë një grant prej 2.2 milionë euro nga Qeveria e Japonisë për “Projektin për Ngritjen e Kapaciteteve për Menaxhimin e Mbeturinave”, raporton Ekonomia Online.

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Japonisë Toshiko Abe kanë nënshkruar marrëveshjen e grantit që qeveria japoneze jep për qeverinë e Kosovës.

Fillimisht të dy kanë mbjell 30 fidane të qershive në oborrin e objektit të ish-Rilindjes ku janë të vendosur disa ministri, ndërto edhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Toshiko Abe gjatë paradites është takuar me presidentin Hashim Thaçi dhe kreun e Qeverisë Ramush Haradinaj.

Të ngjashme