Japonia mbetet e përkushtuar për ta ndihmuar Kosovën

Prishtinë | 01 Kor 2020 | 14:22 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Avdullah Hoti ka pritur sot në takim të ngarkuarin me punë të ambasadës së Japonisë në Kosovë Mitsunori Ogasawara, të cilin e falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme që ky vend mik i ka dhënë Kosovës.

Hoti e njoftoi atë për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, siç janë masat për menaxhimin dhe parandalimin e pandemisë Covid-19, pakoja e rimëkëmbjes ekonomike si pasojë e kësaj pandemie dhe të tjera.

Po ashtu, ai foli edhe për procesin e dialogut me Serbinë duke theksuar se pavarësisht rrethanave dhe sfidave, dialogu nuk ka alternativë.

“Ne hyjmë në këtë dialog me platformë të qartë, të bindur se është e domosdoshme një marrëveshje, e cila duhet të rezultojë me njohje të ndërsjellë dhe me perspektivë të qartë integruese euroatlantike ”.

I ngarkuari me punë i ambasadës japoneze në Kosovë ritheksoi se Japonia mbetet e përkushtuar për ta ndihmuar Kosovën dhe se është e hapur që partneriteti mes të dyja vendeve të jetë edhe më dinamik në të ardhmen.

Të ngjashme