Jashari: S’i kemi kërkuar askujt mbështetje apo tërheqje të kandidaturave

Prishtinë | 16 Gus 2021 | 19:20 | Nga Ekonomia Online

Kryetari aktual i Skenderajt Bekim Jashari, ka thënë se orientimi politik i tij vazhdon të mbetet i pavarur, ndërsa vendimi për të kandiduar edhe për një mandat në udhëheqje të Skenderajt, Jashari thotë se e ka marrë bazuar në kërkesat e qytetarëve.

Jashari, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se, “Tani kur po bëhen publike kandidaturat e partive politike për kryetar të Skenderajt, deklaroj me sinqeritetin më të madh që as unë dhe as bashkëpunëtorët e mi nuk kemi pasur asnjë takim, asnjë të vetëm, me ndonjë parti politike për të kërkuar mbështetje apo tërheqje të kandidaturave të tyre”.

Postimi i tij:

Të ngjashme