Java e demarkacionit

Prishtinë | 03 Mar 2018 | 09:14 | Nga

Java e ardhshme pritet t’i japë epilog çështjes së demarkacionit, e cila diskutohet tash e tre vjet. Ndonëse kjo marrëveshje u soll në Kuvend dhe dështoi dy herë gjatë javës së kaluar (nga mungesa e Listës Serbe në Kuvend dhe nga kundërshtimi i lëvizjes “Vetëvendosje” për ta pranuar këtë marrëveshje) është bërë e ditur se gjatë javës së ardhshme, kur edhe do të mbahet seanca për Demarkacionin, Lista Serbe do të jetë në Kuvend dhe do të votojë pro kësaj marrëveshjeje.

Përveç kësaj, një gjë të tillë e ka pohuar gjatë ditës së djeshme edhe zëvendëskryeministri Behxhet Pacolli, i cili tha se Lista Serbe do të votojë pro Demarkacionit pas 5 marsit. Në anën tjetër deputetë të lëvizjes “Vetëvendosje” kanë deklaruar se kjo marrëveshje mund të kalojë vetëm me “pazaret e liga”, siç i kanë quajtur ata, me Listën Serbe, shkruan zë.

Ndërkohë, njohës të çështjeve politike thonë se vendimi i Listës Serbe lidhet pikërisht me zgjedhjet lokale në Serbi, që pritet të mbahen këtë të diel.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme