Javën e ardhshme formohet qeveria e re pa VV-në, paralajmëron Baton Haxhiu

Prishtinë | 09 Pri 2020 | 22:46 | Nga Ekonomia Online

Gazetari Baton Haxhiu ka thënë se javën e ardhshme do të formohet Qeveria e re dhe se Vetëvendosje do të mbetet në opozitë.

Madje, sipas tij, përveç Vetëvendosjes së Albin Kurtit, edhe Partia Demokratike e Kosovës do të jetë në opozitë.

“Javën e ardhshme do të ketë qeveri të re, do të ketë mandatar për formimin e Qeverisë, Albin Kurti do ta shikojë Qeverinë e re nga opozita, po ashtu dhe PDK do të jetë në opozitë”, tha Baton Haxhiu në T7.

Kujtojmë se Presidenti i vendit, Hashim Thaçi javën e kaluar ka zhvilluar konsulta me partitë politike në vend, rreth formimit të Qeverisë, pas shkarkimit të Albin Kurtit.

E partia e këtij të fundit, nuk e ka dorëzuar ende emrin e mandatarit si parti e parë, teksa po insiston se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja.

Të ngjashme