Jep dorëheqje kryeministri Haradinaj: Jam ftuar nga Gjykata Speciale

Prishtinë | 19 Kor 2019 | 16:09 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj para pak çastesh ka dhënë dorëheqeje të parevokueshme, raporton Ekonomia Online.

Ai ka bërë të ditur se këtë vedim e ka marrë pasi atij i ka ardhur një ftesë nga Gjykata Speciale.

“Pas kësaj dorëheqje mandatin ia kthej popullit, ju jemi të parët që iu informoj qeveria e vendit vazhdon të kryej funksione të veta pa krijuar vakum, do ju informoj Zyrtarisht gjitha institucioneve relevante do ju mbes gjithnjë me besnikëri atdheut ishte ndër t’i shërbej vendit, dorëheqja është e parevokueshme”, tha Haradinaj, raporton EO.

Haradinaj tha se beson në pastërtinë e UÇK-së, ndërsa kritikoi ashpër BE-në e cila sipas tij po bën presion të madh mbi Kosovën.

“Pastërtia imë dhe e luftës së UÇK nuk mund të njollosët asnjëherë shteti im është Kosova e paprekshme. Kosovës po i bëhet presion i padrejtë ndarja janë të papërballueshme nga Kosova dhe si kryeministër besoj fuqishëm se çmimi për njohje është treguar dhe për ketë taksa është çmimi i njohës. BE po bën gabim po bën presion lidership po bën gabim që nuk po e vlerëson lidërshipin e Kosova është e interesuar për njohje reciproke në kufijtë ekzistues”, tha Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se tashme do të kërkojë nga Presidenti qe te caktoje datën e zgjedhjeve te reja, ndërsa deri atëherë Qeveria do të jetë funksionale.

Pas kësaj dorëheqjeje mandatin ia kthej popullit. Sovrani të vendos për udhëheqjen e ardhshme me zgjedhje të lira dhe demokratike. I drejtohem Presidentit që në afatin kushtetues të kryejë konsultimet me partitë politike dhe t’i shpall zgjedhjet e parakohshme. Qeveria e vendit vazhdon të kryejë funksionet e veta pa lejuar vakum qeveritar deri në Qeverinë e re të dalur nga zgjedhjet e lira dhe demokratike. Menjëherë do t’i drejtohem me shkresa zyrtare për dorëheqjen e parevokueshme institucioneve të vendit dhe udhëheqësve të koalicionit qeverisës.

Lexo më shumë:

Të ngjashme