Jeremiq: Me nënshkrimin e demarkacionit, Serbia do ta çojë Kosovën në të gjitha organizatat ndërkombëtare

Prishtinë | 16 Gus 2018 | 08:47 | Nga

“Demarkacioni” nënkupton lehtësinë e vizatimit të kufijve të Republikës së Serbisë dhe tjetërsimin e përhershëm të e një pjese të territorit kombëtar, dhe jo vetëm në Kosovë, por edhe në Preshevë.

Kështu ka thënë Vuk Jeremiq, kryetar i Partisë Kombëtare të Serbisë.

Sipas tij, kjo në fakt do të thotë pavarësi e Kosovës, për herë të parë e njohur dhe e nënshkruar nga Serbia. Ai tha se kur një herë vendosni që me vullnetin tuaj të caktoni kufirine  vendit tuaj , me pretendimin se dëshironi  të “demarkoni” me një pakicë etnike, po krijoni një precedent të rrezikshëm.

“Nëse Serbia nënshkruan marrëveshjen e demarkacionit, Kosova automatikisht do të bëhet anëtare e të gjitha organizatave ndërkombëtare. Për arsye se një pjesë integrale e kësaj marrëveshjeje ka një paragraf të rëndësishëm, i cili thotë se Serbia dhe Kosova nuk do të bllokojnë njëra-tjetrën për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare. Nëse Serbia e vendos këtë nënshkrim, Kosova bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe e UNESCO-s. Dhe nuk ka kthim prapa”, tha ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme