Jeremiq në Kosovë: Nuk guxojmë t’ia lejojmë Vuçiqit “përkufizimin”

Prishtinë | 16 Qer 2019 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë popullore të Serbisë Vuk Jeremic ka qëndruar në Kosovës, ku ka thënë se kryetarit të Serbisë Aleksandar Vucic nuk guxojnë t’ia lejojnë të arrijë marrëveshje për “përkufizimin”.

Kjo, sipas liderit opozitar serb, do të thoshte njohje e Kosovës si shtet i pavarur, heqje dorë pakthyeshëm nga njër prej shtyllave të identitetit kombëtar serb, si dhe krimin i “Shqipërisë së madh” për më së shumti 10 vite.

Sipas Jeremicit, pa nënshkrimin e Serbisë Kosova nuk mund të fitojë pavarësinë, ndërsa “regjimi i progresistëve në krye me Vucicin” është i gatshëm të vë nënshkrimin në një marrëveshje të tillë, në mënyrë që të mund ta vazhdpjë pushtetin e tij “me plaçkitje të përmasave të pashënuara, dhunë e lidhje me kriminalitetin e organizuar”, transmeton “Danas”.

Jeremic ka thënë në Pasjan, afër Gjilanit, se partia e tij kundërshton çfarëdoqoftë marrëveshjeje, e cila do të nënkuptonte ndryshimin e kufijve të Serbisë, të cilat janë të përcaktuara me Kushtetutën e Sëerbisë dhe Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Të ngjashme