Jeta Krasniqi kërkon që të respektohet aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese

Prishtinë | 04 Qer 2020 | 11:56 | Nga Ekonomia Online

Jeta Krasniqi menaxhere e projektit në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), ka thënë se pas kërkimit që aktgjykimi i Gjykates Kushtetutës te respektohet, kërkoi që edhe Kushtetuta të respektohet nga perfaqesuesit politik.


Mes tjerash, Krasniqi tha se liderët politik po e kanë shumë të vështirë ta kuptojnë dhe të veprojnë konform kushtetuës dhe parimeve të saj.


Ajo kërkoi që lincimet publike, presionet politike, nxitjet për dhunë nuk duhet te kenë vend ne demokracinë tonë.


Njoftimi i plotë:

Ashtu sic kerkuam qe aktgjykimi i Gjykates Kushtetute te respektohet ashtu duhet te kerkojme qe vet Kushtetuta te respektohet cdo dite nga perfaqesuesit politik pavaresisht funksionit qe kane.
Duket qe lideret politik kosovar po e kane te veshtire ta kuptojne dhe te veprojne konform Kushtetutes se Kosoves dhe parimeve themelore te demokracise parlamentare te saj. Edhe pse ne vazhdimesi thirren ne te njejten. Respektimi i saj nuk mund te behet ne menyre preferenciale atehere kur ju konvenon ose jo.
Lincimet publike, presionet politike, nxitjet per dhune nuk duhet te kene vend ne demokracine tone. Kete duhet ta kene te qarte kreret institucional dhe shefat e partive politike.

Të ngjashme