Jeton Ujkani, kryesues i Asamblesë Komunale në Mitrovicë, është anëtari më i ri i AAK-së

Prishtinë | 30 Kor 2018 | 14:26 | Nga

Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës ka njoftuar se Jeton Ujkani i është bashkuar kësaj partie.

“Jeton Ujkani është njëri prej autoriteteve më të vlerësuara politike në Mitrovicë dhe kontributi i tij në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës do të jetë i rëndësishëm.

Ujkani tha se i bashkohet ekipit të Haradinajt dhe Aleancës, i bindur se kjo është në të mirën e vendit dhe të Mitrovicës si qytet tejet i rëndësishëm.

Vendimtare për përcaktimin tim që të kaloj në Aleancë, tha Ujkani, është sinqeriteti dhe përkushtimi i Kryeministrit Haradinaj dhe i AAK-së në adresimin e çështjeve të rëndësishme për vendin.

AAK vlerëson punën dhe angazhimin e strukturës udhëheqëse të degës së AAK-së në Mitrovicë, dhe aderimi i z.Ujkani do të shërbej për forcimin e mëtejmë të AAK-së”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme