Jetulla Rexhaj zgjedhet kryetar i LDK-së në Shtime, Abdixhiku e përgëzon

Prishtinë | 25 Sht 2022 | 15:33 | Nga Ekonomia Online

Dega e LDK-së në Shtime, ka mbajtur sot Kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor të saj, ku me shumicë votash delegatët e këtij kuvendi zgjodhën për kryetar të degës, Jetulla Rexhaj.

Sipas një njoftimi, në kuvend i pranishëm ishte edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë, i cili në fjalën tij tha se sot po e shtojmë edhe një ditë feste të demokracisë në shtëpinë tonë politike.

Më tej, Abdixhiku theksoi se kështu të bashkuar në ide e vizion të përbashkët, LDK krijon siguri drejt fitoreve të reja, duke qenë vetë siguria për zhvillimin e Kosovës.

“Kryetari i sapozgjedhur i Degës së LDK-së në Shtime, Jetulla Rexhaj, pasi që falënderoi delegatët për besimin, tha se bashkë me veprimtarë dhe struktura do të angazhohen maksimalisht në rritjen e LDK-së në Shtime. Me këtë rast, ai bëri thirrje që këtij rrugëtimi t’i bashkëngjiten të rinj e të reja, bashkë me profesionistë të tjerë”, njoftoi LDK-ja të dielën.

Të ngjashme