Jevtiq në mbledhjen e Qeverisë, kërkon përgjegjësi për arrestimin e Gjuriqit

Prishtinë | 29 Mar 2018 | 11:31 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri dhe ministri për Kthim dhe Komunitete, nga Lista Serbe Dalibor Jevtiq në fillim të mbledhjes së Qeverisë ka kërkuar përgjegjësi kush dha urdhër për arrestimin e Marko Gjurqit në veri të Mitrovicës, raporton Ekonomia Online.

Jevtiq deklaroi se arrestimi i Gjuriq nuk ishte vendim i Qeverisë dhe se një gjë e tillë nuk do të duhej të kishte ndodhur.

“Arrestimi i Gjuriqit s’ka qenë vendim i Qeverisë. Dua përgjegjësi pse kanë hyrë atë ditë me dhune”.

“Ka pas mundësi që të jetë ndryshe. A e keni thirr Rikalon me pyet si është?, 32 njerëz janë lënduar atë ditë. Ata kishin vetëm letër dhe laps”.

“Ne ishim me ju kur VV ka qit gaz lotsjellës mos e harroni këtë”.

“Ne ju kemi zotuar i nderuar ministër ju pyes juve Pacolli. Pse i keni ndërruar fjalët? Pse me keni thënë ndryshe në telefon? Pse keni shkruar ndryshe në Twitter? Unë nuk e di deri ku do të shkojmë kështu. Ajo çka ndodhi të hënën ishte e pa durueshme”.

Ai tha se do të ndihej i turpëruar që secili kosovar të tatohej në Beograd sikur Gjuriq në Mitrovicë. raporton EO.

“Jemi për bisedime për dialog, por jo vetëm me fjalë. Do kisha turp që secili kosovar të tatohej në Beograd sikur Gjuriq në Mitrovicë”.

Jevtiq ka kërkuar hetim për arrestimin duke shtuar se Asociacioni është detyrë e kësaj qeverie.

“Nëse ne duam hetim, duam ta dimë për atë çka ndodhi, duam përgjegjësi. Asociacioni është detyrë e kësaj qeverie”.

Një ditë më parë përfaqësuesit e komunave serbe në Kosovë, gjatë takimit në Mitrovicën e veriut kanë miratuar propozimin për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, nëse Prishtina nuk e bën një gjë të tillë.

Në këtë takim u tha se përfaqësuesit serbë kanë njoftuar edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, rreth daljes nga Qeveria e Kosovës dhe se Lista Serbe si përfaqësues i serbëve të Kosovës do të jetë opozitë në Kuvend.

Të ngjashme