Jevtiq: Nuk ka më falje, në rend është krijimi i Asociacionit

Prishtinë | 12 Nën 2017 | 14:53 | Nga

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq ka folur nga Beogradi për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ai ka thënë se më nuk do të ketë falje, e as pengim të themelimit të këtij asociacioni në Kosovë, shkruan Tanjug, përcjellë Klan Kosova.

“Fakti është se tash kemi pasur zgjedhje parlamentare dhe lokale dhe kjo mund të jetë arsyeja që disa procese të rëndësishme janë ndërprerë”.

“Më duke mua që më nuk do të ketë falje dhe kjo është e rëndësishme, në mënyrë konkrete, ashtu siç është nënshkruar dhe ka pasur pajtueshmëri në Bruksel, duhet të fillojë themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe”, ka thënë ai më tej.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme