Jevtiq: Vizita e Vuçiqit në Kosovë qetësoi tensionet

Prishtinë | 24 Jan 2018 | 08:44 | Nga

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq ka deklaruar se vizita e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Kosovë pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit ka qetësuar tensionet dhe ka sjellë paqe.

“Ishte një reagim dhe vendim i mirë presidentit të Serbisë, megjithëse e vështirë për shkak të sigurisë, ai menjëherë erdhi për të biseduar me të gjithë, me të gjithë përfaqësuesit politikë dhe popullin në Kosovë”, tha ai për Radio Televizionin e Serbisë, transmeton Klan Kosova.

Pas vrasjes së kreu të Iniciativës Serbe, SDP, Oliver Ivanoviq më 16 janar para selisë së partisë së tij në Mitrovicën Veriore, kreu i shtetit serb, qëndroi për vizitë në Kosovë, transmeton Klan Kosova.

Të ngjashme