Jovanoviq: Dialogu për Kosovën nuk është dialog për Vuçiqin

Prishtinë | 13 Sht 2017 | 11:22 | Nga

LDP do të marrë pjesë në dialogun e brendshëm për Kosovën, për ç’gjë na ka ftuar edhe kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi lideri i kësaj partie, Çedomir Jovanoviq.

Ai, në një shkrim për mediat serbe, ka theksuar se ky dialog nuk është për Vuçiqin, por për Serbinë dhe të ardhmen e saj, që, përveç për Kosovën, duhen hapur edhe tema tjera, sikundër ajo e ndryshimeve të Kushtetutës, etj.

“Ky nuk është dialog për Vuçiqin, por për Serbinë dhe për fatin e saj. Kosova është rrënja e problemeve tona”, transmeton RTK.

“Do të vie koha që duhet hapur dialogu për BeH, për hyrjen e Serbisë në NATO, përmirësimin e marrëdhënieve të brendshme shqërore, liria e mediave, ndryshimet e Kushtetutës,etj.”, duke shtuar se “LDP do të marrë përgjegjësinë në emër të atyre që nuk kanë heshtur për Kosovën, duke paguar çmim të lartë personal, që të mos gënjejë vendin e vet dhe të bisedojë me Vuçiqin për tema të tilla”.

Tutje, Jovanoviq theksoi se jemi në pozicione të njëjta sikundër kemi qenë më parë, ku kemi pritur që edhe ata që udhëheqin vendin të kuptojnë vlerën e dialogut të brendshëm për Kosovën, duke kërkuar zgjidhje afatgjate që do të garatonte fëmijëve tanë paqe afatgjate.

Të ngjashme