Jovanoviq: Grenell në dialogun Kosovë-Serbi do të jetë Holbrook-u i dytë

Prishtinë | 18 Tet 2019 | 12:32 | Nga Ekonomia Online

Kreu i liberalëve të Serbisë, Cedomir Jovanoviq, ka folur sot për rolin që do të mund të ketë në dialog, Përfaqësuesi Special i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Jovanoviq ka thënë se Richard Grenell do të pastrojë të gjithë tollovinë që është shkaktuar në dialog, përgjatë kohës sa Ramush Haradinaj ka qenë në pushtet.

“Unë mendoj se të gjitha çështjet që e kanë rënduar dialogun, duke filluar nga taksa e gjithçka që ka provokuar vendosjen e taksës, (Grenell) do t’i pastrojë. Unë mendoj se eksperienca jonë me Dejtonin, është një tregues i qartë se çfarë mund të pritet nga një Përfaqësues i SHBA’së”, ka thënë Jovanoviq.

Sipas tij Richard Grenell do të luaj rolin e njëjtë që kishte pasur Richard Holbrooke 24 vjet më parë.

Ndërsa Borko Stefanoviq nga “Aleanca për Serbinë”, thotë se nuk është i sigurt që Grenell do të marrë vendime.

“Nuk jam i sigurt që po merr vendime. Ai më shumë do të bëjë presion mbi udhëheqjen tonë”, ka thënë Stefanoviq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme