Jovanoviq: Mos dorëheqja e Thaçit është taktike, pret të mos i konfirmohet aktakuza

Prishtinë | 30 Qer 2020 | 13:38 | Nga Ekonomia Online

Diplomati serb, Vladislav Jovanovic, vendimin e presidentit, Hashim Thaçi, për të mos dhënë dorëheqje pas publikimit të aktakuzës së Speciales po e sheh si taktikë, pasi sipas tij kreu i shtetit të Kosovës pret që një aktakuzë e tillë të mos i konfirmohet nga Gjykata.  

“Thaçi la të kuptohet se do të japë dorëheqjen, por ai e shtyu atë, pasi pret që gjykata nuk do ta konfirmojë aktakuzën, gjë që edhe mund të ndodh.”, ka thënë Jovanoviq, shkruan Kosovo Online.

Jovanoviq thotë se duhet pritur edhe pak për të parë se çfarë fshihet pas gjithë këtyre ngjarjeve.

Ai ka komentuar edhe vizitën e kryeministrit, Edi Rama, duke e lidhur me krijimin e Shqipërisë së Madhe.

Të ngjashme