Jovanoviq: Na duhet një marrëveshje me Kosovën

Prishtinë | 13 Shk 2019 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

Të gjitha partitë që po bojkotojnë Parlamentin në Serbi, në të kaluarën kanë qenë në pushtet, ndërkaq unë jo, ka thënë lideri i liberalëve serbë, Çedomir Jovanoviq.

“Ne nuk do të pranojmë bojkotin e parlamentit për arsye të thjeshtë, sepse prapa kësaj kërkesë qëndrojnë Gjilasi dhe Jeremiqi. Partia ime do të jetë në Parlament, sepse jemi të përkushtuar të luftojmë për Serbinë që të jetë pjesë e Bashkimit Evropian dhe përkrahim arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai.

Kujtojmë se Jovanoviq kohë më parë ka qenë në Kosovë dhe ai është politikani i vetëm i Serbisë që pranon pavarësinë e Kosovës. /Express

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme