Juncker: Luftojeni korrupsionin dhe krimin e organizuar

Prishtinë | 28 Shk 2018 | 18:20 | Nga Valbona Bytyqi

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në një takim që ka zhvilluar me qytetarë në Bibliotekën Kombëtare ka thënë se Kosova është pjesë e strategjisë së Bashkësisë Evropiane por e ardhmja e saj varet nga reformat të cilat do të ndërmerren, raporton Ekonomia Online.

“Nuk jam i lumtur me këtë situatë. Kjo duhet të ndërpritet në muajt e ardhshëm. Kosova është pjesë e strategjisë së Bashkësisë Evropiane dhe nganjëherë e kam përshtypjen se duke i lexuar gazetat ekziston zhgënjim mes Kosovës dhe Bashkësisë Evropiane”.

“Kosova është e përfshirë në strategjinë por kur është te e ardhmja i takon Kosovës se a do të bëjë reforma. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është shumë e rëndësishme dhe kjo ju takon juve”, tha Juncker.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme