Juncker s’jep datë për liberalizim, kërkon ratifikimin e demarkacionit e luftimin e korrupsionit

Prishtinë | 28 Shk 2018 | 15:57 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, pas takimit që ka zhvilluar me liderët politikë të vendit, tha se ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se kosovarët do të gjejnë të ardhme në BE. Zyrtari i BE-së bëri të qartë se është esenciale që Kuvendi të votojë demarkacioni me Malin e Zi.

“Ne presim që të Kuvendi ta votojë së shpejti demarkacionin. Është hap kyç, i pashmangshëm dhe i rëndësishëm drejt liberalizimit të vizave. Qytetarët do të jenë përfituesit e parë. Përpjekjet kundër korrupsionit duhet të thellohen më tej. Jam i bindur dhe presidenti na i dorëzoi disa dokumente se Komisioni do të jetë në gjendje që të propozojë liberalizimin e vizave”.

“Nuk më kënaq ideja që kosovarët nuk mund të udhëtojnë lirshëm. Ata duhet të kenë të drejta të njëjta me të gjithë qytetarët tjerë evropianë”

Por sipas tij, duhet që të thellohet lufta kundër korrupsionit.

“Për të qenë më konkret, komisioni do të jetë në gjendje të miratojë liberalizimin”.

Kur u pyet për afatet se kur mund të liberalizohen vizat ai nuk ka dashur që të komentoj, duke shtuar se nuk varet nga BE-ja përcaktimi i datës.

“Nuk kam ardhur të ligjërojë për demarkacionin, përpjekjet e bëra lidhur dhe kjo nuk varet nga ne që t’i themi Kosovës kur dhe si do të bëhet kjo. Kjo është demokraci e të rriturve nuk do ju jap një datë”.

Ai foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi. Sipas tij, marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të ngritën në një fazë të re.

“Duhet që marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë të ngriten në një fazë të re. Kosovarët dhe serbët duhet të gjejnë në zgjidhje që duhet të jetë juridikisht e detyrueshme për të ecur përpara”.

Juncker, bashkë me Përfaqësuesen e Lartë, Federica Mogherini dhe komisionarin për Zgjerim, Johannes Hahn, janë takuar me presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Të tre më pas do të mbajnë një takim me qytetarë, përfaqësues të mediave, aktivistë të shoqërisë civile, ndërmarrës, studentë, profesorë, rininë e partive politike, artistë, sportistë kosovarë, bursistë të programeve të BE-së dhe shefat e misioneve të BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare.

Kjo është vizita e parë e Juncker në Kosovë dhe ajo bëhet në ditën kur Kuvendi i Kosovës dështoi për herë të tretë të votojë për demarkacionin me Malin e Zi.

Të ngjashme