“Ka afrim të AKR-së me PAN-in”

Prishtinë | 15 Qer 2017 | 23:56 | Nga

I nominuari për kryeministër nga koalicioni fitues i zgjedhjeve, PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka thënë se ka marrë mbështetjen e AKR-së dhe të një personaliteti të LDK-së që pritet të jetë deputet, për të formuar Qeverinë, raporton Koha.net.

Ky portal ka kontaktuar me Korab Sejdiun e AKR-së, i cili ka thënë se strukturat e kësaj partie nuk kanë marrë kurrfarë vendimi.

“Strukturat e AKR-së nuk kanë marrë kurrfarë vendimi që t’i bashkohen askujt. Ne jemi në pritje të rezultatit për të parë se ku po pozicionohemi, por mund të them se e kemi bërë të qartë qëndrimin tonë se nuk do të shkojmë në koalicion me PAN-in”, ka thënë Sejdiu.

Sejdiu nuk ka qenë në gjendje të konfirmojë apo të demantojë ndonjë bisedë a takim eventual në mes të kreut të partisë së tij, Behgjet Pacolli dhe atij të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Të ngjashme