Ka pasaportë shqiptare, Valdete Daka tregon nëse do të votojë në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë

Prishtinë | 25 Pri 2021 | 12:05 | Nga Ekonomia Online

Një delegacion i KQZ-së në krye me kryetaren, Valdete Daka, po i vëzhgon nga afër procesin zgjedhor në Shqipëri.

Ata kanë qëndruar nga afër në Qendrën e Votimit “Qemal Stafa”, në Tiranë ku po implementohet projekti i “Identifikimit Biometrik”.

Daka tha se implementimi i një projektit të tillë në Kosovë kërkon ndryshime ligjore.

“Kërkon ndryshimet e nevojshme ligjore. Nuk e besoj që ky projekt do të mund të zbatohet në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtën e këtij viti. Do të shqyrtohet si projekt për zgjedhjet e ardhme parlamentare që do të mbahen në Kosovë”.

“E gjithë familja ime ka pasaportë shqiptare. Jo, për shkak të afërsisë me ndonjë politikan por se nëna ime është nga Shqipëria. Ka pasur nënshtetësi shqiptare. Unë nuk do të votojë në këto zgjedhje, sepse konsideroj që duhet të votojnë ata që japin kontribut në shtet. Unë jetoj dhe punoj në Kosovë. Konsideroj që vota ime duhet të hidhet në Kosovë”, tha ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme