Kabashi: Grumbullimi i njerëzve në protestë rrezikon përhapjen e Coronavirusit

Prishtinë | 13 Maj 2020 | 18:59 | Nga Ekonomia Online

Dje gjatë ditës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është mbajtur një “provë për protestë”.

Parapërgatitjet për protesta u organizuan nga shoqëria civile dhe u mbështetën edhe nga një pjesë e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Bekim Kabashi nga Reporteri vlerëson se këto protesta janë e drejtë fundamentale e qytetarëve.

Megjithatë sipas tij, “provat për protesta” nuk do të duhej të mbaheshin në kohë pandemie.

“E drejtë fundamentale është e drejta e protestës dhe ajo mund të ndalohet vetëm në gjendje të jashtëzakonshme që në të cilën nuk jemi, nuk jemi së paku zyrtarisht”.

“Nëse njerëzit grumbullohen në masë të madhe, rrezikohet përveç atyre që marrin pjesë të infektohen edhe njerëzit e tjerë me Covid 19 dhe rrjedhimisht të përhapet virusi”.

“Protesta është nevojshme por në këtë situatë do të duhej të përshtatej, të pritej një gjendje tjetër dhe jo të lejohej të mbahej në këtë kohë. Aktivistët e shoqërisë civile do të duhej të angazhoheshin për të ngjallur një debat që a janë të duhura masat e shtrëngimit që janë duke vazhduar. Nëse jo do të duhet të avokohej për çlirimin e tyre”.

Të ngjashme