Kabashi: Thaçi është problemi i Kurtit në dialog

Prishtinë | 26 Shk 2020 | 19:08 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik, Bekim Kabashi, ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është në linjë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Grenell nuk e ka takuar Kurtin në Munich duke i dhënë mesazh të drejtpërdrejtë. Duket që nuk ka komunikim brenda partnerëve të koalicionit. LDK dhe VV kanë thënë në zgjedhje se do të shkohet në reciprocitet. Amerika në rastin e Kosovës po kërkon dialog dhe po thotë brenda vitit kemi gjasa të arrihet marrëveshja finale që është me e rëndësishme se gjithçka tjetër”, ka thënë Kabashi, njofton Klan Kosova.

Por në këtë dialog, sipas Kabashit, Kurti e ka një problem.

“Kurti nuk e ka problem shumë të madh as mosvendosjen e reciprocitetit me Serbinë, heqjen e taksës apo një gjetje tjetër me të cilën do të pajtohej SHBA.. Kurti e ka Thaçin problem në dialog. Kurti po thotë se “unë duhet t’i prijë dialogut sepse ma garanton Kushtetua”. Gjërat në praktikë janë ndryshe dhe këtu e ka problemin”.

“Kurti i ka thënë Thaçit ose tërhequr nga dialogu, “eja prapa meje ose unë përmes institucioneve,me Gjykatës Kushtetuese të shkarkoj”.

“Lufta e hapur me Thaçin është shkaku i përfaqësimit të Kosovë në marrëdhëniet ndërkomëbëtare ekskluzivisht dialogun me Serbinë”.

Të ngjashme