Kadaj-Bujupi: 170 eurot e punëtorëve të paguhen para Bajramit

Prishtinë | 27 Kor 2020 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka bërë thirrje që 170 eurot e punëtorëve të paguhen nga Qeveria para festës së Bajramit.

Këtë këkresë Kadaj e bëri në llogarinë e saj në Facebook.

Postimi i plotë:

170 EUROT E PUNËTORËVE TË PAGUHEN PARA FESTËS SË BAJRAMIT

Apeloj tek të gjitha Komisionet përkatëse të kryejnë sa më shpejt punën e tyre rreth buxhetit dhe Kryesia e Kuvendit sa më parë të thërrasë seancën në të cilën votohet rishikimi buxhetit. Ekzekutimi i mjeteve të mbetura nga Pakoja Emergjente duhet të bëhet para festës së Bajramit.
Gjendja është e rëndë, Qeveria dhe Kuvendi duhet ta marrin rolin qe i’u takon në lehtësimin e kësaj gjendjeje!

Të ngjashme