Kadaj-Bujupi: Heqja e taksës është fillimi I dorëzimit ndaj Serbisë

Prishtinë | 05 Shk 2020 | 16:05 | Nga Ekonomia Online

Deputetja Donika-Kadaj Bujupi në një prononcim për T7 tha se zotimi i kryeministrit Kurti se me ardhjen e tij në pushtet taksa 100% do të hiqet për tu zëvendësuar me reciprocitet është e gabueshme dhe se ai vendim do ta dobësonte pozicionin e Kosovës në raport me serbinë.

Duke komentuar këtë zotim të kryeministrit të ri ajo theksoi se heshtja ndaj kërkesës së heqjes së taksës është miratim I kërkesës për heqjen e saj. Eshtë i njëjti rrugëtim si i Thaçit, skifter në opozitë e pulë në pushtet.

“Kur je në pushtet duhet të rezistosh, shembullin më të mirë përë këtë e dha Ramush Haradinaj në dy vitet e fundit” deklaroi deputetja Kadaj-Bujupi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përsëritur qëndrimin se taksa 100 për qind ndaj mallrave serbe do të zëvendësohet me reciprocitet të plotë.

Në një konferencë pas takimit me Shefen e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, Kurti ka thënë se “parimi për marrëdhënie konstruktive do të jetë princip pune”

Të ngjashme