Kadaj-Bujupi lëshon fjalimin e Hotit në Kuvend kur thoshte se Mini-Shengeni është ide jugosllave

Prishtinë | 17 Sht 2020 | 17:56 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, i ka lëshuar një incizim të Avdullah Hotit kur fliste kundër nismës së Mini-Shengenit duke e quajtur atë një ide e ‘mini-jugosllavëve’.

Kadaj derisa e akuzonte për ndryshim të fjalëve tha se pjesëmarrja e Kosovës në këtë nismë e dëmton atë në shumë fusha.

“Marrëveshjet e Mini-Shengenit lindin kur nuk u realizua projekti i ideuar në Serbi për unionin doganor dhe ideja për unionin ekonomik të vendeve të Ballkanit Përendimor për shkak të kundërshtimit të Kosovës dhe të Malit të Zi. Marrëveshjet e tilla çojnë në një situatë kur tatimet në kufij, tatimet doganore do t’i mbledhin në pjesën më të madhe Serbia për Kosovën, e cila nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, sepse kemi kufirin më të gjatë me të”.

Po ashtu, ajo tha se politika e Mini-Shengenit i largon vendet e Ballkanit Përendimor nga vendet europiane dhe i çon në strofullin euro-aziatik të dominuar nga Rusia.

“Kosova nuk kufizohet me asnjë nga vendet anëtare të BE-së, prandaj me këtë marrëveshje sovraniteti do iu kalonte vendeve fqinje sepse siç dihet Shengeni nënkupton politika për kalimin e lirë të kufijve pa kontroll dhe kjo do të vlente edhe për Mini-Shengenin e Serbisë dhe të përkrahësve të saj”.

Ajo po ashtu ka lexuar edhe fjalimin e kryetarit të LDK-së Isa Msutafa kur kundërshtonte fuqishëm idenë e Mini-Shengenit, për të cilin tha se ishte pajtuar plotësisht.

Kadaj-Bujupi: Politikat e Mini Shengenit i largojnë vendet e Ballkanit Perëndimor nga vendet europiane

Kadaj-Bujupi: Politikat e Mini Shengenit i largojnë vendet e Ballkanit Perëndimor nga vendet europiane

Gepostet von Grupi Parlamentar i AAK-së am Donnerstag, 17. September 2020

Të ngjashme